Shkëndija kundër Renovës, në Shkup takohen Vardari - Struga TL dhe Shkupi - Rabotniçki

Futboll

Shkëndija kundër Renovës, në Shkup takohen Vardari - Struga TL dhe Shkupi - Rabotniçki

Nga: Shaban Sinani Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:36
Shkëndija kundër Renovës, në Shkup takohen Vardari - Struga TL dhe Shkupi - Rabotniçki

Të dielën në program janë pesë ndeshje të javës së 22-të në Ligën e Parë të futbollit. Stadiumi buzë Sharrit në Tetovë është nikoqire e ndeshjes së  46-të radhë kampionale mes dy skuadrave  rivale  të Tetovës, Shkëndija dhe Renova e Xhepçishtit. Përballje interesante janë edhe  takimet mes  FC Shkupi – Rabotniçki dhe Vardari – Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, të dielën në program është derbi lokal midis Shkëndijës dhe Renovës. Kjo ndeshje, ndër tifozët, njihet edhe si ‘El Clasico’ shqiptare e Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të renditjes aktuale në tabelën e klasifikimit ekipi kuqezi është favorite, por kur bëhet fjalë për derbi lokal asnjëherë nuk i dihet pasi gjithmonë mund të ndodhin befasi.  Futbollisti Bruno Dita  është i vetëdijshëm se të gjitha  ekipet  maksimalisht mobilizohen   kundër kuqezinjve , por  shprehet optimist për suksesin e radhës

“Përballë Shkëndijës gjitha ekipet mobilizohen jo 100 përqind, por 200 përqind mendoj që të na ndalin. Shpresoj që të dalim me fitore. Atë që e duam të gjithë dhe të vazhdojmë rrugën  e kampionatit drejt titullit.  Shkëndija çdo ndeshje  futet për fitore edhe këtë ndeshje  do  futemi për fitore të dalim me sukses dhe të vazhdojmë  rrugën  drejt  titullit kampion”. Deklaroi Bruno Dita – Futbollist I KF Shkëndija 

Skuadra e Renovës me dy humbjet kundër Bellasicës në Tetovë dhe Pelisterit në Manastir  u zhytë në krizë të thellë, por fitorja e fundit kundër Vardarit  sjellë shpresë se mund t’ia dalin. Futbollisti  Xhelil Abdulla i vetëdijshëm se kuqezinjtë  janë  skuadra  më e  kompletuar  e vendit megjithatë  shpreson se  kësaj radhe pikët  do të mbeten në saldon e  ekipit të Renovës.

“Gjithë e dimë se Shkëndija është ndër ekipet më të mira të Maqedonisë, normal është edhe derbi lokal. E dimë se çfarë vlere ka kjo ndeshje, por pas fitores  ndaj Vardarit  mendoj se edhe ekipi  ka marrë një freski. Mendoj se  në këtë ndeshje  do të japim maksimumin dhe shpresojmë në rezultat  pozitiv”.deklaroi Xhelil Abdulla  futbollist i KF Renova.

Një tjetër derbi lokal do të jetë ai midis dy skuadrave nga kryeqendra e vendit, FC Shkupit dhe Rabotniçkit, ndërkohë derbi i tretë lokal është ai midis skuadrave nga Strumica, Akademia Pandevit dhe Bellasicës. Në  arenën”Todor Proevski”  Vardari është nikoqire e  Struga Trim Lum, ndërsa në Manastir, Pelisteri do të jetë nikoqir i Borecit. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat