Koeman: Shpirti luftarak i skuadrës është i mrekullueshëm

Futboll

Koeman: Shpirti luftarak i skuadrës është i mrekullueshëm

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:07
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për fitores që Barça e arriti ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas.

Barcelona triumfoi ndaj Osasunas në një fitore komode në kuadër të La Ligas.

Lionel Messi asistoi në të dy golat e shënuar, Alba shënoi në min (30′) dhe i riu Ilaix Moriba në min (83′).

Pas ndeshjes, trajneri Ronald Koeman u shpreh tejet i kënaqur me shpirtin luftarak të skuadrës. Strategu holandez deklaroi se skuadra është duke përjetuar formë të mirë në muajt e fundit.

“Ne po mundohemi të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo është gjë e vështirë”, tha ai.

“Por në muajt e fundit kemi formë fantastike dhe po arrijmë fitore të rëndësishme”, tha Koeman.

“Kjo është shumë e rëndësishme, dhe shpirti luftarak i skuadrës është vërtet i mrekullueshëm në këto momente”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat