Bundesliga vjen me dy ndeshje interesante, Rashica sfidon Rexhbecajn

Futboll

Bundesliga vjen me dy ndeshje interesante, Rashica sfidon Rexhbecajn

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:55
Milot Rashica

Transmetimet e Bundesligës mbyllen me dy takime interesante në të cilat duelojnë skuadrat e mes-tabelës, fillimisht Werderi udhëton për të luajtur si mysafire e Kolnit e pastaj në fushë zbresin edhe Arminia Bielefeld që kanë nevojë për pikë dhe Union Berlini i mes tabelës.

15:30 Koln – Werder ART SPORT 2

Kolni i fundtabelës do të pres në shtë pi skuadrën e Werder Bremen të cilët qëndrojnë pak më mirë në tabelë në një duel i cili vlen shumë sa i përket vazhdimit të sezonit në Bundesliga.

Kur kanë kaluar 23 xhiro, skuadra vendase e Kolnit qëndron në pozitën e 15-të në tabelë me vetëm 21 pikë të grumbulluara nga të cilat 5 fitore dhe 6 barazime krahas plotë 12 humbjeve.

Nga ana tjetër, mysafirët nga Bremeni janë pak më lartë në tabelë duke mbajtur pozitën e 12-të me 26 pikë të arkētuara.

Dueli i stinorit vjeshtor mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1.

Koln, 11-shja e mundshme startuese:

Horn – Cestic, Mere, J.Horn – Ehizibue, Skhiri, Rexhbecaj, Jakobs – Duda, Wolf, Dennis

Werder, 11-shja e mundshme startuese:

Pavlenka – Friedl, Veljkovic, Toprak – Selassie, Eggestein, Mohwald, Augustinsson – Schmid , Sargent, Rashica

18:00 Bielefeld – Union Berlin ART SPORT 2

Bielefeldi do të synojë që pikët e këtij dueli t’i mbajë në shtëpi për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhen, teksa Unioni me një fitore do të hynte fuqishëm në garē për kompeticionet evropiane.

Kur janë luajtur 23 ndeshjet e para të këtij sezoni, tashmë Bielefeldi ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 18 pikë të grumbulluara, por që kanë dy takime më pak të luajtura sesa skuadrat rivale për mbijetesë, në anën tjetēr Union Berlini kanë 34 pikë nga të cilat tetë janë fitoret, 10 barazimet dhe 5 disfatat.
Ndeshja e parē kampionale mes këtyre dy klubeve u fitua nga kryeqytetasit e Union Berlin me rezultatin e thellë  5-0.

Bielefeld, 11-shja e mundshme startuese:

Ortega – Brunner, Pieper, Nilsson, Laursen, Hartel, Prietl, Doan, Okugawa – Vlap, Klos

Union Berlin, 11-shja e mundshme startuese:

Luthe – Friedrich, Knoche, Shlotterbeck – Trimmel, Gentner, Andrich, Butler – Ingvartsen, Kruse

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat