Tifozët italian reagojnë ashpër për lojtarin kryesor të Kosovës

Futboll

Tifozët italian reagojnë ashpër për lojtarin kryesor të Kosovës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:55
Tifozët italian reagojnë ashpër për lojtarin kryesor të Kosovës

Në Serie A, Juventusi mundi Lazion me rezultat 3:1 në një ndeshje ku romakët ishin në epërsi fillimisht 1:0 por më pas u mposhtën.

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës luajti vetëm tetë minuta në këtë ndeshje, derisa tifozët nuk ishin të kënaqur me këtë fakt, shkruan Demokracia.

Tifozët e Lazios nuk janë të kënaqur me faktin që trajneri Simone Inzaghi i dha Muriqit vetëm tetë minuta hapësirë në këtë ndeshje.

Njëri prej komenteve nga tifozët që erdhi në rrjetet sociale pas ndeshjes ishte:

“A paguam ne 20 milionë euro për një njeri që t’i japim vetëm tetë minuta lojë”.

Kurse, një tjetër shkroi: “Ne paguam aq shumë për Muriqin. Pse ne luajtëm me të vetëm tetë minuta kur kishim nevojë për të shënuar”.

Ndryshe, Muriqi ka bërë 21 paraqitje për Lazion këtë edicion duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar një asistim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat