Dy gola të tjerë – vazhdon ngritja në formë e Gareth Bale

Futboll

Dy gola të tjerë – vazhdon ngritja në formë e Gareth Bale

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:44
Gareth Bale

Rikthimi në formë i Gareth Bale ka vazhduar edhe të dielën, në fitoren e Tottenham Hotspur ndaj Crystal Palace.

Në pestë muajt e parë të huazimit të tij nga Real Madridit, uellsiani nuk arriti t’i kinte përshtypje trajnerit Jose Mourinho.

Por, tashmë ai ka siguruar vend në formacionin bazë të portugezit duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

Bale shënoi dy gola në fitoren prej 4-1 ndaj Crystal Palace dhe ishte njëri prej më të mirëve në fushë së bashku me Harry Kane, i cili po ashtu realizoi dy herë.

Kështu, anësori ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit me Spursat, derisa kishte realizuar vetëm 14 herë në 16 ndeshjet e para.

Po ashtu, 31-vjeçari ka shënuar në tri ndeshje radhazi në shtëpi (gjë që për herë të fundit e kishte bërë te Real Madridi në shtator të vitit 2013).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat