Joan Laporta shkon të festojë së bashku me tifozët e Barcelonës – pasi që zgjidhet sërish president i Blaugranasve

Futboll

Joan Laporta shkon të festojë së bashku me tifozët e Barcelonës – pasi që zgjidhet sërish president i Blaugranasve

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:57
Joan Laporta

Joan Laporta tashmë është zgjedhur president i Barcelonës, duke marrë afro 60 për qind të votave.

Ai ka mposhtur në garë dy kundërshtarët e tij, Toni Freixa dhe Victor Font, që kanë mbetur shumë mbrapa tij.

Laporta tashmë ka shkuar në objektet e Barcelonës që të festojë së bashku me tifozët dhe t’i falënderojë atë për mbështetjen e dhënë.

Presidenti më i ri i Blaugransve kishte qenë edhe më parë në krye të klubit, por që ishte larguar në vitin 2010.

Laporta ka zëvendësuar Jose Maria Bartoneu që dha dorëheqje në fund të vitit të kaluar, pasi nuk dëshironte të përballje me votë mosbesimi.

Ai tani po përballet me akuza për skandalin “BarçaGate” dhe ka gjasa të mëdha që ai të shpallet fajtor dhe në ndëshkohet me burg efektiv.

Laporta pritet që në javën e ardhshme t’u drejtohet zyrtarëve të klubit si president i ri dhe të fillojë me zgjidhjen e financave, pasi aktualisht janë në krizë të thellë dhe duhet të bind Lionel Messi që të nënshkruajë kontratën e re. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat