Del Piero: Pirlo veproi mençur që la Ronaldon në stol

Futboll

Del Piero: Pirlo veproi mençur që la Ronaldon në stol

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:47
Alessandro Del Piero

Ish-futbollisti i Juventusit, Alessandro Del Piero, është shprehur i befasuar me fitoren e Juventusit ndaj Lazios.

Juventusi triumfoi në Allianz Stadium ndaj Lazios me rezultatin 3-1.

Por, Del Piero, i cili tani angazhohet në cilësinë e analistit në “ESPN” tha se u befasua nga Prilo.

“Nuk e prisja reagimin e tyre sepse Juventusi vuante me formë fizike kohët e fundit, tha ai.

Cristiano Ronaldo e filloi ndeshjen në bankën rezervë dhe hyri në pjesën e dytë.

“Ishte një lëvizje e mençur nga pirlo, Juve fitoi pa gjashtë lojtarë të formacionit bazë dhe kjo është fantastike duke marrë parasysh ndeshjen e ardhshme me Porton”, shtoi ai.

“Lazio pati fillim të mirë, por Juve u rikthye dhe ishin më të determinuar për të marrë rezultat”, tha Del Piero.

“Tani, Juventusit i duhet një ndeshje perfektë, goli i Chiesas në Portugali i kthej gjërat në të mirë të tyre, por nse Porto mbajnë intensitetin e njejtë atëherë do jetë vështirë”, tha italiani.

“Do jetë sfiduese, ata janë në një moment të mirë, kanë rënë në formë paksa por duken se janë rikuperuar”, përfundoi Alessandro Del Piero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat