Ronaldo do të largohet nga Juventus, gazetari paralajmëron shkëmbimin e bujshëm

Futboll

Ronaldo do të largohet nga Juventus, gazetari paralajmëron shkëmbimin e bujshëm

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:02
Cristiano Ronaldo

Shtohen zërat e merkatos për një largim të parakohshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventus.

Rroga 31 milionë euro në sezon do të ishte një investim i rëndësishëm për këdo në kohën e coronavirus, por janë disa klube që mund t’ia lejojnë akoma vetes një shpenzim të tillë.

Nëse nga njëra anë PSG duket se është tërhequr nga gara për portugezin, duke se kandidtura e Manchester United po përforcohet.

“Mendoj se Ronaldo do të shkojë te Djajtë e Kuq, për t’i ndihmuar të fitojnë Premier League pas shumë vitesh”, ka thënë gazetari sportiv Graziano Campi në Top Calcio 24.

“Dhe mendoj Pogba do të bëjë rrugën e kundërt: ka lënë të kuptohet disa herë se do të ishte i lumtur të kthehej tek Juventus. Është një operacion që mund të realizohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat