‘Plisat’ kanë një mesazh për lojtarët pas ndeshjes me Besën

Futboll

‘Plisat’ kanë një mesazh për lojtarët pas ndeshjes me Besën

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:09
‘Plisat’ kanë një mesazh për lojtarët pas ndeshjes me Besën

Prishtina e vazhdoi formën e mirë edhe gjatë kësaj jave duke e mposhtur Besën me rezultat të thellë 5:1. 

Qyteti i Prishtinës ishte i mbushur me borë gjatë ditës së sotme, dhe vetë ‘Plisat’ ndihmuan për ta pastruar fushën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Klubi nga kryeqyti i gëzoi tifozët e saj, duke i dhuruar një fitore të radhës dhe duke u ngjitur në maje të tabelës, së paku deri nesër.

I menjëhershëm ishte reagimi i tifozëve, ‘Plisat’ me një postim në Facebook:

“Pas pastrimit të borës që e bëmë së bashku, kushtet për zhvillimin e lojës ishin normale, Prishtina triumfoi pastër ndaj Kf Besës me rezultat 5:1. Me këtë fitore ngjitemi në krye të renditjes, aty ku edhe i ka hije klubit tonë të zemrës !
BRAVO DJEM PËR ANGAZHIMIN !
Forca PRISHTINE".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat