Reali nxjerr në shitje një nga lojtarët më të rëndësishëm

Futboll

Reali nxjerr në shitje një nga lojtarët më të rëndësishëm

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:36
Zinedine Zidane

Real Madrid duket se do të përjetojë një merkato vere shumë të gjatë dhe të mbushur me shumë largime e afrime.

Një nga lojtarët që është përfolur për afrimin te madrilenët është David Alaba, që do të vijë për të përforcuar mbrojtjen.

Pikërisht në repartin e prapavijës, përveç afrimeve, Reali duket se do të ketë edhe largime të mëdha, ku Raphael Varane pritet të transferohet diku tjetër.

Sipas raportimeve të fundit nga “AS”, francezi është në kërkim të sfidave të reja dhe dëshiron të largohet nga Madridi.

Varane ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022 dhe Reali nuk kërkon ta humbasë mbrojtësin me parametra zero. Gjendur në këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje, me Varane që si destinacion të preferuar duket se ka Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat