Mema: Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë

Futboll

Mema: Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:33
Mema: Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë

Derbi pa tifozë, si muzikë funebër”, batuta e Ardian Memës: Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë…

Ardian Mema në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, veç të tjerash ka prekur edhe çështjen e tifozërisë në derbin e kryeqytetit. Sipas tij, kjo skuadër nuk ka kuptim pa tifozët në stadium, por duhet ta pranojë këtë situatë.

“Nuk kam parë tri derbe rresht pa tifozë. Për mua derbi pa tifozë është si muzikë funebër. Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë.

Shpresoj që në të gjitha ndeshjet të kthehen tifozët, ndonëse derbi ka atë veçantinë e tij që përkrahësit bëjnë spektakël në shkallët e stadiumit.

Janë ato që i japin vlera të konsiderueshme ndeshjes”, tha Ardian Mema. Ky i fundit e ka drejtuar skuadrën bardheblu në disa ndeshje kundër Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat