U ndanë pas 12 vitesh? Zbulohet e vërteta e ndarjes mes emrit të madh të sportit dhe gazetares

Futboll

U ndanë pas 12 vitesh? Zbulohet e vërteta e ndarjes mes emrit të madh të sportit dhe gazetares

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:12
Carbonero dhe Carbonero

Iker Casillas dhe bashkëshortja e tij, Sara Carbonero i kanë dhënë fund thashethemeve në lidhje me ndarjen e pretenduar.

Të mërkurën, revista spanjolle Lecturas, shkroi se çifti ishin ndarë dhe prej muajsh nuk jetonin më së bashku.

Media raportoi se ish-portieri , 39-vjeçar, kishte marrë vendimin për tu zhvendosur në një shtëpi tjetër në La Finca.

Lajmet vijnë pas spekulimeve mbi martesën 5-vjeçare të çiftit, ndërkohë që Iker u largua nga futbolli pas një sulmi në zemër ndërsa bashkëshortja e tij është në betejë me kancerin e vezoreve.

Por lajmet janë hedhur poshtë nga revista e njohur Hola!, e cila citoi një burim pranë çiftit.

“Një burim pranë tyre tha se lajmi nuk është i vërtetë. Çifti, që kohët e fundit kanë pasur probleme me shëndetin, janë bashkë,”- raportoi revista.

“Kur Sara u shtrua në spital disa javë më parë, Iker ishte vazhdimisht pranë saj”- shtoi burimi teksa i referohej shtrimit në spital të 37-vjeçares, e cila vuan nga kanceri në vezore.

 “Tani pas katër javësh normaliteti është rikthyer në jetën e tyre. Sara dhe Iker po bëjnë plane familjare me fëmijët e tyre Martin dhe Lukas, me të cilët përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë që të jetë e mundur në mënyrë që të hedhin pas krahëve momentet e këqija".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat