Bejtush Batatina, zëri kundërshtues ndaj regjimit në vitet e 90-ta dhe financues... 

Futboll

Bejtush Batatina, zëri kundërshtues ndaj regjimit në vitet e 90-ta dhe financues... 

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:16
Bejtush Batatina, zëri kundërshtues ndaj regjimit në vitet e 90-ta dhe financues... 

Njerëz që gjithmonë janë me zemër të madhe, padyshim se i përgjigjen çdo periudhës dhe çdo situatës! Ai është Bejtush Batatina që ishte halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta, ndërsa sot është kontribues i madh i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva. 

“Sot feston ditëlindjen njëri nga donatorët kryesor të klubit, drejtori ekzekutiv i KF Llapi, Bejtush Batatina. 

Që në vitet e 90-ta kur regjimi i asaj kohe dëshironte që të bënte gjithçka për vete në atë kohë ishte njeriu i parë që nuk iu nënshtrua atij regjimi dhe ishte zëri kundërshtues ku edhe filluan që nga ajo kohë të ndahen gjërat për shtetin tonë.

A nuk e pranoj nënshtrimin dhe iu desht pas shkollimit profesional dhe akademik të asaj kohe ta lë Kosovën dhe të ik në mërgim pasi që gjithçka bëri regjimi i asaj kohe që ta burgoste atë por falë shokëve të tij të idealit dhe njerëzve më të mëdhenj të asaj kohe udhëzohet që të del nga Kosova ilegalisht në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Zvicër ku asnjëherë nuk u ndal duke punuar për ilegalen e Kosovës dhe njerëzit që ishin duke punuar për çlirimin e vendit ku ishte financuesi i njerëzve të ilegales dhe atyre që sot janë Legjendat e Kosovës si Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu me bashkëpunëtor.

Ai ishte financuesi kryesor për Zvicër që ta ndihmoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe pas luftës nuk u dal së financuari për vendin dhe vendlindjen ku tash po ndihmon dhe financon klubin e zemrës dhe të qytetit, KF Llapit ku është bërë një ndër klubet më të organizuar në Kosovë. 
Qyteti i Podujevës dhe Legjendat ndihen krenar që edhe pse jetojnë në perëndim japin gjithçka për klubin e tyre të zemrës.

Ne si Kryesi e klubit dhe si staf i trajnerëve së bashku me lojtarët dhe punëtorët e administratës i dëshirojmë edhe 100 vite te lumtura pranë familjes, Kosovës dhe pranë klubit të zemrës, K.F. “Llapit” 
Njerëzit si ju i duhen Kosovës dhe vendit andaj të dëshirojmë të gjitha të mirat e jetës”, shkruan kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat