Din Sula nuk e ka marrë vendimin: Tani vjen zgjedhja e vërtetë

Futboll

Din Sula nuk e ka marrë vendimin: Tani vjen zgjedhja e vërtetë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:16
Din Sula nuk e ka marrë vendimin: Tani vjen zgjedhja e vërtetë

Din Sula është sulmuesi 23-vjeçar që luan me Wasland Beveren në Belgjikë. Një futbollist me strukturë fizike ndihmuese për rolin e tij, ndërsa në pesë ndeshje që është aktivizuar ka shënuar 1 gol.

Shpërthimi i tij i vërtetë ishte në sezonin 2017-2018 teksa me Lomel realizoi 19 gola në 34 ndeshje.

Më herët ky sulmues ka përfaqësuar Belgjikën, por më pas iu bashkua U-21 të Shqipërisë. Gjithmonë e shohim teksa feston golat e tij me shqiponjë, megjithëse në intervistën e fundit të dhënë për mediat belge, Din Sula shprehet se akoma nuk e kam vendimin përfundimtar.

“Jo akoma nuk e kam marrë vendimin. Kam luajtur me Belgjikën që nga U-15, më pas zgjodha Shqipërinë dhe luajta me U-21. Tani duhet të bëjë të vetmen zgjedhje të vërtetë kur ekipi i A të trokasi në derë.

Ky nuk është ende rasti dhe nuk është shqetësimi im për momentin. Tani dua që të luaj gjithmonë në klub”, tha Din Sula.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat