Kukësi-Apolonia, barazimet nuk mjaftojnë më, duhen tre pikët!

Futboll

Kukësi-Apolonia, barazimet nuk mjaftojnë më, duhen tre pikët!

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:30
Kukësi-Apolonia, barazimet nuk mjaftojnë më, duhen tre pikët!

Kukësi ka 4 ndeshje që nuk e ka përjetuar me ndjenjën e fitores. Barazimi ndaj Vllaznisë apo edhe ai i dy javëve më parë kundër Teutës mund të konsiderohen si rezultate pozitive, por 4 ndeshje pa marrë piket e plota janë shqetësuese për blutë. Këtë të premte në orën 13:00, nënkampionët do të përballen me Apoloninë në Elbasan Arena.

Nëse ka diçka që java e 23-të e kampionatit evidentoi është se llogaria në letër nuk është e besueshme. Kukësi i ka fituar dy sfidat e kaluara kundër fierakëve në këtë edicion, madje nuk është mposhtur asnjëherë nga Apolonia në Kategorinë Superiore, por të premten është një tjetër ndeshje. Blutë janë në kërkim të Europës, edhe pse kanë edhe një tjetër alternativë që është Kupa, kjo nuk do të thotë se kanë siguri nëpërmjet Kupës, në këtë mënyrë duhet që skuadra ti rikthehet fitoreve në kampionat.

Gashi i pezulluar është i vetmi që mungon. Trajneri Josa ka shumë besim tek lidershipi i Ibraimit dhe tek nuhatja e Ezes, me nigerianin që i ka shënuar dy gola Apolonisë në këtë edicion.

Në krahun tjetër për herë të dytë në këtë sezon nuk kanë humbur në 3 ndeshje radhazi, herën e fundit që ndodhi, këtë seri pozitive ia ndërpreu Kukësi në Loni Papuçiu. Barazimi në fund ndaj Laçit me golin e parë në karrierë të Ismaila Diop i ka shërbyer shumë anës psikologjike, po ashtu si barazimi i marrë më herët kundër Partizanit.

Në një periudhë tjetër barazimi eventual i Apolonisë kundër Kukësit do të ishte një surprizë, nëse ndodh kësaj here nuk do të ishte ndonjë befasi e madhe, dikush do thoshte po sikur të fitojë Apolonia ndaj Kukësit, atëherë po do të ishte surprizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat