Flick zëvendësuesi i Low? Schweinsteiger: Përse jo, ai di si të fitojë trofe!

Futboll

Flick zëvendësuesi i Low? Schweinsteiger: Përse jo, ai di si të fitojë trofe!

Më: 11 mars 2021 Në ora: 20:18
Bastian Schweinsteiger

Para dy ditësh Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi largimin e Joachim Loë nga stoli pas përfundimit të kampionatit europian. Menjëherë mediat gjermane filluan aludimin për zëvendësuesin e tij, ku deri më tani janë dy kandidaturat kryesore.

Bëhet fjalë për Jurgen Klopp dhe Hansi Flick.

Pikërisht për këtë të fundit ka folur dhe ish-mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, i cili e përkrah trajnerin e Bayern Munchen si një emër potencial për të marrë drejtimin e “Panzerave”.

“Për stolin e kombëtares duhet dikush që di të fitojë tituj. Përse jo Hansi Flick? Ai fitoi gjithçka me Bayernin”, deklaron 36-vjeçari. Kujtojmë që Flick ka qenë ndihmësi i Loë te Gjermania nga viti 2006 deri në 2014, ku fituan dhe Kupën e Botës në Brazil. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat