Xhevat, ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë! Ja kush e thotë

Futboll

Xhevat, ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë! Ja kush e thotë

Nga: K.G. Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:50
Xhevat, ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë! Ja kush e thotë

Është interesant, se sa herë që flet ish futbollisti Xhevat Prekazi për Kosovë, ngritë temperaturat në opinion dhe ka shkaktuar edhe polemika të shumta. 

Prekazi nuk është hera e parë që provokon me deklarata, por kësaj radhe ia ka ngritur nervat edhe trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.  

Prekazi u lind dh u rrit në Kosovë, duke luajtur në Remontin e Mitrovicës, pastaj shtegtoi në Partizan të Beogradit, Hajduk të Splitit dhe në Galatasaray.  

“Kosova e pranuar në FIFA dhe UEFA? E për çfarë të gëzohem unë? Nëse e ka pranuar, atëherë mirë është për futbollistët nga Kosova që mund të luajnë edhe në reprezentacion të Kosovës edhe për kampionatin evropian dhe atë botëror. Pse të gëzohem unë?

Image

Gjë normale ka qenë për mua”, ka thënë Prekazi për TV Klan Kosova.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar neveri në opinion, saqë nuk kishte vonuar shumë edhe Batatina e ka sulmuar ashpër përmes një shkrimi në facebook.  

“I nderuar Xhevat Prekazi, edhe pse jam i ri në moshë i kam informatat e sakta nga njerëzit që janë gjallë sot në mesin tonë që ti kurrë nuk iu ke përgjigjur Fadil Vokrrit e as Kosovës sepse ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë.

Jam krenar për ata që u flijuan për futbollin dhe veçanarisht për Legjendën, Fadil Vokrri që bëri shumë për futbollin e Kosovës, ndërsa nuk po mërzitem aspak se a gëzohesh ti apo hidhërohesh për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA sepse Kosova ka djem të shkolluar dhe të përgatitur profesionalisht për t'i kontribuar vendit dhe futbollit”, kështu ka shkruar mes të tjera Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat