Abazi në formë me Prishtinën: Përballja e nesërme me Feronikelin, e vështirë 

Futboll

Abazi në formë me Prishtinën: Përballja e nesërme me Feronikelin, e vështirë 

Nga: K.G. Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:33
Abazi në formë me Prishtinën: Përballja e nesërme me Feronikelin, e vështirë 

Prishtina kërkon fitoren e shtatë rresht në stinorin pranveror në elitën e futbollit të Kosovës. 

Bardhekaltrit do të luajnë në udhëtim kundër Feronikelit nga Drenasi.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 13.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Futbollisti i Prishtinës, Leonit Abazi, është optimist para kësaj sfide.

“Përballja e nesërme me Feronikelin mbase do të jetë ndeshja më e vështirë deri tani, sepse janë ekip i fortë e me shumë kualitete. Por, pa asnjë dyshim pres fitoren e radhës që të vazhdojmë me këtë ritëm.

E vërtet që po gëzojë formë të lartë për çka mendoj se është meritë e gjithë bashkëlojtarve dhe shpresoj të vazhdojë sa më gjatë të jap më të mirën për ekipin”, ka thënë Leonit Abazi për faqen e FC Prishtina. 

Prishtina është në vend të tretë me 50 pikë dhe Feronikeli në pozitën e gjashtë me 28 pikë pas 28 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat