Të dielën në Tetovë Shkëndija ndeshet me Pelisterin e Manastirit 

Futboll

Të dielën në Tetovë Shkëndija ndeshet me Pelisterin e Manastirit 

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:38
Të dielën në Tetovë Shkëndija ndeshet me Pelisterin e Manastirit 

Shkëndija nga Tetova në rrethin e tretë të garave në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut futen si favorit në garën për titull, pasi diferenca e ekipin e vendit të dytë është 7 pikë. Xhiroja e 23-të sjell përballje si vendas dhe skuadra kërkon fitore për të ruajtur distancën me ndjekësit, ndërsa në rast më të mirë edhe për ta thelluar epërsinë varësisht prej rezultateve të ndeshjeve tjera.

Pelisteri është ekipi i vetëm që na ka mundur në këtë kampanjë dhe vjen në Tetovë me seri pozitive, por kuqezinjtë duken të bindur për të marrë rezultatin e dëshiruar, duke kërkuar të japin më të mirën në përcaktimin që të evitojnë një tjetër befasi. 

Pas ndeshjes me Renovën ekipi kishte një ditë të lirë, ndërsa gjithë javën është punuar për sfidën me Pelisterin.

Edhe pse tashmë stërvitet me ekipin, megjithatë mbrojtësi Jan Krivak ende nuk ka arritur përgatitjen e duhur fizike dhe është lojtari i vetëm që mbetet jashta kombinimit për lojë.

Pelisteri është ekipi më në formë në këtë moment në elitën vendore. Skuadra nga Manastiri ka shënuar efekt të 100% në tre duelet e fundit, duke mundur Renovën (3:1), Strugën (0:1) dhe Borecin (1:0), ndërsa gjysmësezonin pranveror e nisën me barazim (2:2) në fushë të Vardarit.

Shkëndija disfatën e vetme në këtë sezon e ka pësuar nga Pelisteri që fitonte 0:1 në Tetovë në duelin e fundit të gjysmësezonit vjeshtor dhe ecuria pozitive prej 4 fitoreve dhe një barazimi në 5 duelet e fundit e kanë hequr nga zona e rrezikut skuadrën nga Manastiri që në Tetovë vjen nga pozita e 7-të dhe me 28 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat