Erdhi në stërvitje me Mercedes në vend të AUDI-së, Bayern Munchen dënon Comanin me 50 mijë euro

Futboll

Erdhi në stërvitje me Mercedes në vend të AUDI-së, Bayern Munchen dënon Comanin me 50 mijë euro

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Futbollisti francezi i Bayern Munchen, Kingsley Coman është dënuar nga klubi bavarez me 50 mijë euro gjobë.

Kjo pasi ai theu rregullat e klubit gjerman.

Ai erdhi me veturë të tipit “Mercedes” në stërvitje dhe kjo nuk është e lejueshme tek klubi gjerman, raporton GMS.

Bayern Munchen obligon të gjithë futbollistët që  në stërvitje të vijnë me vetura të tipit AUDI.

Kjo pasi ka marrëveshje me markën e njohur të veturave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat