‘Dora e Zotit’, ‘shpirti’ i Diego Maradonas ndalon shënimin e golit të River Plate kundër Boca Juniors

Futboll

‘Dora e Zotit’, ‘shpirti’ i Diego Maradonas ndalon shënimin e golit të River Plate kundër Boca Juniors

Më: 16 mars 2021 Në ora: 08:38
Maradona

Diego Maradona ndërhyri nga varri, thonë tifozët argjentinas të futbollit që të ndalojë golin e River Plate kundër ish skuadrës së tij, Boca Juniors.

Fituesi i Kupës së Botës ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare nëntorin e kaluar, vdekje që tronditi gjithë botën.

Por, gjatë ‘Superclasicos’, mes Boca Junior dhe River Plate ka ndodhur një moment ku Maradona u fajësua.

Në ndeshje kishin mbetur dy minuta dhe ndeshja mes dy rivalëve ishte me rezultat 1 – 1.

River Plate bëri sulmin e fundit dhe sulmuesi Julian Alvarez godet topin, i cili duket se do përfundon në rrjetë.

Por, topi ndryshon drejtim dhe pastaj përfundon në duart e portierit.

Tifozët argjentinas mendojnë se ishte Diego Maradona që ndaloi topin, derisa disa shkruanin shprehjen ‘Dora e Zotit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat