Futbollistët që nuk kanë më të drejtë të luajnë te Kosova

Futboll

Futbollistët që nuk kanë më të drejtë të luajnë te Kosova

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:01
Futbollistët që nuk kanë më të drejtë të luajnë te Kosova

Me fillimin e edicionit të ri garues të kualifikimeve në kategorinë nën 21 vjeç, disa lojtarë që deri dje ishin pjesë e Kosovës U21 kanë humbur të drejtën e përfaqësimit të vendit tonë.

Kjo për arsye se në kualifikimet e reja, të drejtë loje kanë vetëm ata lojtarë që janë të lindur nga 1 janari i vitit 2000 e këndej.

Si rrjedhojë, për disa lojtarë ka marrë fund epoka në përfaqësuesen U21.

Kjo rregull i ka kapur lojtarët si Florian Smakiqi, Lirim Kastrati, Eris Abedini, Gëzim Pepsi, Blend Baftiu, Arb Manaj, Mirlind Daku, Valdrin Mustafa dhe të tjerë, të cilit ishin ndër bartësit e lojtës së ekipit U21.

Duke pasur parasysh këtë, përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees, listën e tij e të publikuar dje, ka përfshirë 25 lojtarë të lindur nga viti 2000 e tutje, me ç‘rast një numër i madh i tyre u ftuan për herë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat