Cuisance është i huazuar në Marseille dhe pati një start të vështirë.
Por, që nga trazirat në qytet dhe ndryshimi në hierarkinë e klubit, ai po shkëlqen nën urdhërat e trajnerit të ri, Jorge Sampaoli.
Në ndeshjen e fundit, ai shënoi dy gola dhe u shpreh i lumtur.
“Që nga ardhja e tij, ne jemi përputhur. Me gjithçka që pamë para kësaj, edhe mosmarrëveshjet me tifozët”, tha ai.
“Tani ekziston një stabilitet, ne ndihemi më mirë dhe trajneri na jep energji të re”, shtoi ai.
“Ai është një trajner fantastik, ai e di se si të më motivojë dhe të thotë fjalët e duhura. Ai di si të flasë me lojtarët”, përfundoi Michael Cuisance.