Solskjaer beson se Paul Pogba bëri diferencën

Futboll

Solskjaer beson se Paul Pogba bëri diferencën

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:56
Solskjaer beson se Paul Pogba bëri diferencën

Ole Gunnar Solskjaer beson se Paul Pogba bëri diferencën në San Siro në ndeshjen mes Milanit dhe Manchester Unitedit.

Pogba u rikthye nga dëmtimi pas dy muajsh dhe u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, p[ër të shënuar golin e vetëm dhe të fitores 1-0 në San Siro.

Solskjaer s’ka se si të mos jetë i lumtur për këtë rikthim të Pogbës dhe fitore ndaj Milanit.

“Është fantastike të kemi Pogba sërish në skuadër. Ai na ka munguar për dy muaj dhe pati një impakt të madh sapo u fut”, tha Solskjaer.

“E nisëm shumë mirë ndeshjen, luajtëm mirë dhe mendoj se na u mohua një penallti”.

“Milani e mori veten më pas dhe ne rrezikuam shumë. Milani është një skuadër fantastike, Pogba e bëri diferencën. Ishte e rëndë të eliminoheshim në gjysmëfinale sezonin e kaluar, tani duam ta fitojë këtë turne. Jam i kënaqur, pasi mposhtëm një nga skuadrat më të forta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat