Java e 20-të në Ligën e Parë të Kosovës ka startuar ditën e djeshme, ku Ramiz Sadiku dhe Flamurtari luajtën baras 0-0.
Ndërkohë në ditën e sotme në program janë dy takime për tu zhvilluar dhe të dyja në Grupin A.
Në Prizren zhvillohet derbi i dy skuadrave me traditë në futbollin, ku Liria pret Vushtrrinë.
Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe në sfidën tjetër e cila zhvillohet në Drenas.
Drenasi që po kërkon pikët e mbijetesës pret skuadrën e Onix. Ndeshjet luhen në orën 13.00.