Ancelotti: Kurrë nuk iu kam folur lojtarëve të mi për Messin

Futboll

Ancelotti: Kurrë nuk iu kam folur lojtarëve të mi për Messin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:08
Ancelotti: Kurrë nuk iu kam folur lojtarëve të mi për Messin

Carlo Ancelotti zbuloi së fundi se e ka shmangur përherë përmendjen e yllit argjentinas, Leo Messi, sa herë ekipet e tij përballeshin me Blaugrana-t, në mënyrë që të mos i trondiste lojtarët e tij. 

“Kemi luajtur disa herë kur isha në Madrid kundër Messit. Ai ishte një nga kundërshtarët më të fortë, por nuk iu fola kurrë lojtarëve të mi për Messin, –  citohet Ancelotti nga “Liverpool Echo”.

– Po ta përmendja, lojtarët e mi do të trembeshin më shumë. Edhe tani tek Evertoni përpiqem të mos flas shumë për Manchester City.

Të gjithë i njohin lojtarët dhe cilësitë individuale te skuadra e Guardiolës. Ne duhet të jemi të përqendruar te vetvetja. Manchester City ndihet i pamposhtur në këtë moment, por në historinë e futbollit asnjë skuadër nuk ka rezultuar e pathyeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat