Ishte në trajtim mjekësor që nga 11 marsi, kjo është gjendja e Drejtorit të Interit, Beppe Marotta

Futboll

Ishte në trajtim mjekësor që nga 11 marsi, kjo është gjendja e Drejtorit të Interit, Beppe Marotta

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:52
Drejtori i Interit, Beppe Marotta

Drejtori i Interit, Beppe Marotta është lëshuar nga spitali pas 10 ditësh trajtimi për COVID-19.

Ish-shefi i Sampdoria dhe Juventus do të jetë në shtëpi për ditëlindjen e tij të 64-të javën e ardhshme..

Raportimet nga Gazzetta dello Sport dhe Sport Mediaset pretendojnë se Marotta është lëshuar nga spitali Humanitas në Rozzano pas një përmirësimi në gjendjen e tij.

Ai kishte qenë në klinikë për vëzhgim dhe trajtim që nga 11 Marsi.

Interi është në mes të një shpërthimi të COVID-19, i cili ka prekur Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino.

Kjo bëri që ndeshja e planifikuar e mbrëmjes së sotme në Serie A kundër Sassuolo të shtyhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat