Finalja e 2002, shqelma e tensione në Sarajevë, Arsim Plepolli protestonte ashpër te gjyqtari...

Futboll

Finalja e 2002, shqelma e tensione në Sarajevë, Arsim Plepolli protestonte ashpër te gjyqtari...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:35
Finalja e 2002, shqelma e tensione në Sarajevë, Arsim Plepolli protestonte ashpër te gjyqtari...

Një histori interesante e një ndeshje që nuk harrohet, finalja e Kupës së Bosnjës dhe Hercegovinës, që u zhvillua në stadiumin “Koshevo” të Sarajevës, pikërisht me 29 maj të vitit 2002! 

Sarajeva triumfoi  me rezultat 2:1 kundër Zhelezniçarit nga Sarajeva, një finale me shumë polemika, tensione, protesta të lojtarëve dhe nuk munguan as shqelmat.  Mbi 25 mijë shikues në stadium.

Futbollisti nga Kosova, Arsim Plepolli, prej futbollistëve më të mirë të asaj kohe, u inkuadrua në lojë nga minuta e 75-të për Zhelezniçarin, duke treguar lojë shumë të mirë.  

Image

Arsim Plepolli

Në sekondën e 30 të videos përmendet emri i Plepolit, nga minuta e 4.32 mund ta shikoni se si portieri i Sarajevës shqelmon  lojtarin e Zhelezniçarit dhe nga minuta e 5.50 Arsim Plepolli me numër 18 protestonte të gjyqtari.

Dy skuadra të njohura, dy rivalë të mëdhenj në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat