Ballkani nuk e ndali as bora në ‘Riza Lushta’, lider i ri

Futboll

Ballkani nuk e ndali as bora në ‘Riza Lushta’, lider i ri

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:22
Ballkani nuk e ndali as bora në ‘Riza Lushta’, lider i ri

Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. 

Skuadrën nga Theranda nuk e ndali as bora dhe as i ftohti duke importuar tre pikë, ndërsa për Trepçën ’89 është humbje e rëndë duke e rrezikuar që të bie në zonën e rrezikut.

Golat i shënuan Mirlind Daku (36’) dhe  Arbër Hoxha (69’).

Pas javës së 26 në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 55 pikë, sa ka edhe Drita në pozitën e dytë, pasojnë Prishtina me 50 pikë, Trepça ’89 bie në vend të gjashtë me 32 sosh.
  
Superliga e Kosovës
Llapi-Arbëria 4:3
Trepça '89-Ballkani 0:2
Prishtina-Gjilani me 30 mars
Drita-Drenica     1:1
Besa-Feronikeli 2:1

Tabela
1. Ballkani    26    17    4    5    58:30    55
2. Drita    26    16    7    3    39:19    55
3. Prishtina        25    15    5    5    44:17    50
4. Gjilani    25    9    9    7    24:25    36
5. Llapi    26    10    3    13    36:35    33
6. Trepça ’89    26    9    5    12    27:36    32
7. Feronikeli    26    7    10    9    30:24    31
8. Arbëria    26    7    6    13    28:40    27
9. Drenica    26    6    9    11    21:36    27
10. Besa    26    2    4    20    19:64    10
Me 3 prill do të takohen: Arbëria-Drita, Drenica-Trepça '89, Ballkani-Prishtina, Feronikeli-Llapi, Gjilani-Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat