Gjimshiti: Jemi të zhgënjyer pas eliminimit nga Reali

Futboll

Gjimshiti: Jemi të zhgënjyer pas eliminimit nga Reali

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:59
Gjimshiti: Jemi të zhgënjyer pas eliminimit nga Reali

Atalanta fitoi kundër Veronës në mesdite duke marrë tre pikë që i forcojnë pozitat mes katër skuadrave më të mira në Seria A.

Një ndër protagonistët e ndeshjes ishte dhe mbrojtësi kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. 28-vjeçari luajti sot si mbrojtës krahu, duke dalë nga pozicioni i tij, por arriti t’ia dalë mjaft mirë duke u vlerësuar me notën 7.6 nga portali i futbollit “SofaScore”.

Pas ndeshjes, Gjimshiti u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës së tij teksa foli dhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve:

“Ishte hera e parë që luajtëm me këtë modul, trajneri kishte dëshirë të eksperimentonim sot. U ndjemë mirë dhe i lamë pak hapësira ekipit kundërshtar. Ishim të zhgënjyer pas eliminimit nga Reali, pasi donim të jepnim më shumë nga vetja.

E dinim që do të ishte e vështirë kundër Veronës, pasi ata kanë një stil loje të ngjashëm me tonin. Ne ishim përgatitur mirë dhe ia dolëm të fitojmë. Kemi një dëshirë të madhe për të bërë mirë, çdo vit e rrisim nga një marsh në fundin e sezonit“, e mbylli fjalën e tij mbrojtësi 28 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat