Hadërgjonaj: Ekipi i Kosovës ka arritur një kualitet tjetër, do të provojmë të befasojmë

Futboll

Hadërgjonaj: Ekipi i Kosovës ka arritur një kualitet tjetër, do të provojmë të befasojmë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:31
Kosova

Futbollisti i Kosovës Florent Hadërgjonaj, ka folur për emocionet e golit të parë në fanellën e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, në gjysmëfinalen për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Hadërgjonaj në emisionin Sports Show, tha se ishte emocion i cili nuk përshkruhet.

“Ky emocion. Nuk e di as të tregojë. Ishte diçka si ëndërr. Si për mua, si për familjen dhe shokët, kjo ishte diçka siç po e shihni edhe vet ishte diçka si e papritur sepse as ne nuk e dinim se çka po bën portieri i Maqedonisë së Veriut”.

“Në atë rast pata mendim ta pasojë topin, por e mora topin dhe thashë ta provojë fatin sepse e pashë që portieri ishte larg portës. Por, këto emocione si po gëzohem edhe ne si grup ka qenë diçka që nuk do ta harroj kurrë në jetën time me shënu golin e parë për kombin tim”.

“Por, fatkeqësisht nuk arritëm të kualifikohem. Më mirë do të ishte që unë mos të shënoja gol. Por, ta fitonim ndeshjen dhe të luanim në finale me Gjerogjinë”.

Ai foli edhe për kampanjën që Kosova do ta luajë për kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Futbollisti i Kasimpasa theksoi se tani ekipi i “Dardanëve”, ka arritur në një nivel tjetër.

Florent Hadërgjonaj tha se Kosova do të provojë që të befasojnë në këtë kampanjë për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

“Po besoj që tani jemi në një nivel tjetër, sepse ne po luajmë më klubet tona dhe kemi minutazhën tonë. Kjo na ndihmon edhe për kombëtaren. Por, të shohim tani sepse nuk jemi në një grup shumë të lehtë. Do të provojmë që të befasojmë në këtë grup. Ne e dimë se çfarë kualiteti kemi. Do të provojmë që të marrim maksimumin nga këto ndeshje”.

Ai ndër të tjera tha se do të luajë për ekipin e drejtuar nga Bernard Challandes, në cilëndo pozitë që do t’i kërkohet atij.

Kosova më 28 mars në “Fadil Vokrri” do ta luajë ndeshjen kualifikuese kundër Suedisë.

Ndërkaq me Spanjën do të luajë më 31 mars.

Po ashtu në “Fadil Vokrri”, kombëtarja do ta ketë edhe një ndeshje veçse kësaj here miqësore ndaj Lituanisë.

Miqësorja do të luhet me datë 25 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat