Moti i ligë, Hadërgjonaj nuk mund të vijë në Prishtinë

Futboll

Moti i ligë, Hadërgjonaj nuk mund të vijë në Prishtinë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:08
Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, nuk ka mundur të vijë në Prishtinë për t’ju bashkuar Kombëtares.

Hardergjonaj i cili angazhohet tek Kasimpasa në Turqi, ishte nisur dje që të vinte në Prishtinë.

Por, moti i ligë që po mbizotëron në Kosovë e ka pamundësuar aterrimin e aeroplanit në të cilin ishte pasagjer ai.

Mirëpo, ai do tentojë sot që të vijë e t'i bashkohet bashkëlojtarëve këtu. Lajmin për dështimin e Hadergjonaj e ka dhënë Drejtori teknik i Kombëtares, Muharrem Sahiti.

Sahiti ka shpjeguar dështimin e ardhjes së mbrojtësit.

“Florenti është nisur për në Kosovë, mirëpo aeroplani nuk ka mundur që të aterojë në Prishtinë për shkak të motit të ligë që po mbizotëron në vendin tonë”, tha ai.

“Shpresoj që të hënën (sot) ai do mund të na bashkohet në grumbullim”, përfundoi Muharrem Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat