Hiqet bora nga fusha në “Fadil Vokrri”

Futboll

Hiqet bora nga fusha në “Fadil Vokrri”

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:59
Hiqet bora nga fusha në “Fadil Vokrri”

Fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” është pothuajse e gatshme për ndeshjet e Kosovës këtë javë, pasi bora e dendur që e kishte mbushur atë, është hequr tashmë.

Kosova do të jetë nikoqire e Lituanisë në këtë terren nesër në një ndeshje miqësore, e cila do t’i shërbejë trajnerit të dardanëve për ta testuar ekipin para takimit hapës kundër Suedisë në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Ekipi kombëtar i Kosovës u mblodh të hënën në kryeqytet për t’i nisur përgatitjet për tri ndeshjet e këtij fundmuaji.  

Por jo gjithçka shkoi sipas planit për Kosovën, pasi përveçse disa lojtarë u vonuan në ribashkim me ekipin shkaku i fluturimeve të shtyra, Challandes nuk ishte në gjendje ta nxirrte ekipin në “Fadil Vokrri” për t’u stërvitur të hënën mbrëma.

Kjo për shkak se bora e dendur që ra për dy ditë rresht në vend e pamundësoi këtë.

Si pasojë, ekipi kombëtar do të stërvitë sot në Hajvali para takimit të nesërm me Lituaninë.

Terreni në stadiumin “Fadil Vokrri” është pastruar nga bora pothuajse i tëri dhe duket të jetë i gatshëm për të mërkurën mbrëma.

Kosova do ta presë edhe Suedinë të dielën në mbrëmje në këtë fushë, para se të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Katar 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat