Kandidatët për president, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Futboll

Kandidatët për president, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:57
Kandidatët për president, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Asambleja e Punës 2020 dhe Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahen nesër (e enjte) në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 15:00.

Fillimisht është paraparë të mbahet Asambleja e Punës 2020 dhe pas përfundimit të pikave të përcaktuara sipas Rendit të Ditës, do të mbahet Asambleja Zgjedhore.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor më datën 19 mars 2021, u ka dërguar raportin asambleistëve me kandidatët për president, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Për herë të parë për pozitën e presidentit do të jenë tre kandidatë: Besim Hasani nga Federata e Kërlingut të Kosovës, Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Linda Shala nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Për njërën nga katër pozitat e nënpresidentëve, kanë kandiduar 11 kandidatë: Arben Fetahu (basketboll), Eugen Saraqini (hendboll), Fatmir Makolli (kickboks), Gazmend Maxhuni (triatlon), Halil Sylejmani (atletikë), Jeton Beqiri (pingpong), Lavdim Zylfiu (golf), Liridona Beadini (boks), Memli Krasniqi (xhudo), Milaim Kelmendi (skitari), Mimoza Shkodra Bislimi (volejboll).

Për njërën nga nëntë pozitat si anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, kanë kandiduar 19 kandidatë: Abeliana Bregu (gjimnastikë), Agron Jusufi (shenjëtari sportive), Agron Kuka (xhudo), Agron Mala (shigjetari), Ardall Celina (aeronautikë), Avni Nuha (çiklizëm), Besire Domaniku (mundje), Bujar Turjaka (skitari), Driton Latifi (tenis), Ismajl Sadiku (punëtorët sportivë), Ismet Rexhepi (autosportet), Latif Demolli (boks), Luljeta Shala (karate), Lulëzim Haziri (badminton), Musa Selimi (sportet universitare), Nuhi Llugaxhiu (motoçiklizëm), Shqipe Bajçnca Brestovci (hendboll), Visar Emini (kajakim) dhe Vjollca Krasniqi (futboll).

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, krahas presidentit dhe katër nënpresidentëve, përbëhet edhe nga 10 anëtarë, njëri prej të cilëve duhet të jetë nga Komisioni i Sportistëve, i cili përbëhet nga Majlinda Kelmendi dhe Musa Hajdari.

Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës kanë kandiduar shtatë kandidatë, ndërsa për anëtar të Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, 11 kandidatë.

Zgjedhjet në KOK vlejnë për Ciklin Olimpik 2021-2024, ndërsa po mbahen pas zgjedhjeve të mbajtura nga Federatat Sportive.

Kandidatët për president, sipas alfabetit:

Besim Hasani (kërling)
Ismet Krasniqi (atletikë)
Linda Shala (basketboll)

Kandidatët për nënpresidentë:
Arben Fetahu (basketboll)

Eugen Saraqini (hendboll)

Fatmir Makolli (kickboks)

Gazmend Maxhuni (triatlon)

Halil Sylejmani (atletikë)

Jeton Beqiri (pingpong)

Lavdim Zylfiu (golf)

Liridona Beadini (boks)

Memli Krasniqi (xhudo)

Milaim Kelmendi (skitari)

Mimoza Shkodra Bislimi (volejboll).

Kandidatët për anëtarë të BE:
Abeliana Bregu (gjimnastikë)

Agron Jusufi (shenjëtari sportive)

Agron Kuka (xhudo)

Agron Mala (shigjetari)

Ardall Celina (aeronautikë)

Avni Nuha (çiklizëm)

Besire Domaniku (mundje)

Bujar Turjaka (skitari)

Driton Latifi (tenis)

Ismajl Sadiku (punëtorët sportivë)

Ismet Rexhepi (autosportet)

Latif Demolli (boks)

Luljeta Shala (karate)

Lulëzim Haziri (badminton)

Musa Selimi (sportet universitare)

Nuhi Llugaxhiu (motoçiklizëm)

Shqipe Bajçnca Brestovci (hendboll)

Visar Emini (kajakim)

Vjollca Krasniqi (futboll).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat