Xhaka: E nisëm rrugën për Kupën e Botës me tri pikë

Futboll

Xhaka: E nisëm rrugën për Kupën e Botës me tri pikë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:54
Xhaka: E nisëm rrugën për Kupën e Botës me tri pikë

Granit Xhaka ka qenë titullar të enjten mbrëma kundër Bullgarisë.

Zvicra fitoi 3-1 me dy asiste të Xherdan Shaqirit, për të nisur mbarë eliminatoret për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“E nisëm rrugën për Kupën e Botës me tri pikë”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Sfidën e radhës, Zvicra do ta zhvillojë në shtëpi me Lituaninë, derisa me 31 mars do të luajë në udhëtim me Finlandën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat