Shengil Jashari: Do të luaj deri sa ta inkuadrojmë Bashkimin në Ligën e Parë

Futboll

Shengil Jashari: Do të luaj deri sa ta inkuadrojmë Bashkimin në Ligën e Parë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:45
Shengil Jashari: Do të luaj deri sa ta inkuadrojmë Bashkimin në Ligën e Parë

Kapiteni i Bashkimit, Shengil Jashari (Gyli), në formën më të mirë në karrierën e tij të futbollit.

Ai këtë e ka dëshmuar edhe në ndeshjen miqësore kundër skuadrës suedeze, FC “Nacka Iliria”, e cila përkundër rasteve gjatë ndeshjes, përfundoi pa gola 0:0.

Futbollisti, Shengil Jashari, vraponte me top në rolin e mesfushorit defanziv duke kaluar pa ndonjë pengesë futbollistët kundërshtar dhe në fund përfundonte pasimin e sigurt të topit ndaj bashkëlojtarëve të tij.

Në pyetjen tonë se deri kur do të luaj futboll, ai u përgjigjë shkurt duke thënë: “Do të luaj deri sa ta inkuadrojmë Bashkimin në Ligën e Parë”, ishte i qartë për “News Tv” futbollisti kumanovar, Shengil Jashari.

Jashari, vite me radhë mbronë ngjyrat për KF “Bashkimi” dhe do të vazhdojë edhe më tej të luaj për këtë skuadër siç tha ai. /Iljasa Abazi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat