Gjendja e Stadiumit “Fadil Vokrri”, një ditë para ndeshjes hapëse të kualifikimit për botëror

Futboll

Gjendja e Stadiumit “Fadil Vokrri”, një ditë para ndeshjes hapëse të kualifikimit për botëror

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:48
Gjendja e Stadiumit “Fadil Vokrri”, një ditë para ndeshjes hapëse të kualifikimit për botëror

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër mbrëma zhvillon ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Qatar 2022!, në kuadër të Grupit B, kundër Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, transmeton Insporti.

Kombëtarja e Suedisë, së bashku me Zlatan Ibrahimovicin, tashmë kan mbërritur në Prishtinë, ku edhe janë akomoduar në hotelin “Sheraton” një ditë para takimit kundër Kosovës.

Ka pasur shumë shqetësime në lidhje me gjendjen e fushës në ‘Fadil Vokrri’ pas reshjeve të mëdha të borës, por falë ‘Dardanëve’ dhe stafit të puntorëve të stadiumit gjithcka u rregullua në kohë për miqësoren me Lituaninë dhe ndeshjen kualifikuese kundër Suedisë.

Sot, fusha duket në gjendje të mirë, me borën që tashmë është larguar tërësisht nga fusha ku luhet ndeshja e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat