Selektori i kombëtares së Suedisë, me deklaratë befasuese për Kosovë

Futboll

Selektori i kombëtares së Suedisë, me deklaratë befasuese për Kosovë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:58
Selektori i kombëtares së Suedisë, me deklaratë befasuese për Kosovë

Pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë, Suedia nesër e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të fazes eliminatore për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Ekspedita suedeze sot ka arritur në Prishtinë, ndërsa po mbajnë edhe konferencën para ndeshjes.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson tha se Kosova ka ekip të mirë, por barazimi nuk do të ishte i kënaqshëm për ta.

“Kosova ka ekip të mirë.

Ne do të mundohemi të luajmë mirë në mbrojtje dhe më pas të sulmojmë. Barazimi nuk do të ishte i kënaqshën pasi që ne gjithmonë synojmë të fitojmë. I njohim disa lojtarë të Kosovës, janë mjaft cilësorë.

Ne e shënuam vetëm një gol në ndeshjen e fundit, shpresoj që tash të shënojmë më shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm. Duhet të luajmë më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë” – ishin fjalët e Andersson

Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat