Turqia në super formë, shkatërron edhe norvegjezët 

Futboll

Turqia në super formë, shkatërron edhe norvegjezët 

Nga: K.Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:52
Turqia në super formë, shkatërron edhe norvegjezët 

Turqia pas fitores me rezultat 4:2 ndaj Holandës, sonte në stadiumin “La Rosaleda” në Malaga, e shkatërroi me rezultat 3:0 Norvegjinë, në takimin e vlefshëm të grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Norvegjia është orvatur deri në frymën e fundit, por nuk ia doli të shënojë golin e nderit. Norvegjia mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 80-të, kur Thorstvedt përjashtohet me karton të kuq.

Tufan (4' e 59'), Soyuncu (28') shënuan për fitoren e dytë rresht të Turqisë. 

Kombëtarja turke kryeson renditjen me 6 pikë, duke lënë pas Malin e Zi me 6, Holandën 3, Norvegjinë 3, Letonia 0 dhe Gjibraltarin 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat