Asnjë rrezik nga UEFA, Interi paguan detyrimet e prapambetura

Futboll

Asnjë rrezik nga UEFA, Interi paguan detyrimet e prapambetura

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:21
Steven Zhang

Situata problematike në Kinë, ku qeveria ka bllokuar investimet jashtë vendi shtuan aludimet se Suning mund të vinte në rrezik sezonin e Inerit, që këtë vit duket se po shkon drejt titullit.

Në fakt presidenti Steven Zhang ka tentuar me çdo mënyrë të mos i afrohet asnjë rreziku sidomos me UEFA-n ku në fund të këtij muaji duhej të mbyllte detyrimet me lojtarët, stafin dhe akordet financiare me agjentët, dhe tani vijnë lajme të mira pasi Suning ka zhbllokuar fondet e duhura. Lojtarët marrin pagën e Janarit ndërsa Real Madrid do të arkëtojë këstin e parë prej 10 mln Euro të Hakimi, për të cilin u përfol se madrilenët mund ta merrnin mbrapsht nëse Interi nuk paguante detyrimet, edhe ky rrezik u largua.

Një aksion i tillë nga kompania kineze Suning që zotëron aksionet e Interit siguron impenjimin deri në fund të sezonit aktual ashtu siç deklaroi javë më parë por situata mbetet ende delikate edhe pse skuadra në fushën nuk po e reflekton një gjë të tillë.

Presidenti zikaltër Steven Zhang pritet këto ditë të rikthehet në Milano ku për shkak të kufizimeve nuk ka patur mundësi të jetë në Itali dhe një temë shumë e rëndësishme do të jetë fati i pronësisë së klubit. Synimi i tij është të gjejë investitorë për të financuar 30% të aksioneve të klubit në mënyrë që të mbajë shumicën ende por nuk përjashtohet edhe shitja e shumicës dhe me Suning që do të mbetet në minorancë, jashtë vendimeve për Interin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat