Kombëtarja shqiptare luan më 9 prill ndaj Bosnje-Hercegovinës

Futboll

Kombëtarja shqiptare luan më 9 prill ndaj Bosnje-Hercegovinës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:56
Kombëtarja shqiptare luan më 9 prill ndaj Bosnje-Hercegovinës

Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bosnje-Hercegovinës më 9 prill.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja Federatat e futbollit kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, që do të luhet në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndeshja do të zhvillohet në Zenica, duke nisur nga ora 16:00.

Skuadra do të grumbullohet që nga data 5 prill në kompleksin “Gardenland” në Shkodër, ku do të qëndrojë dy ditë dhe më 7 prill do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës.

Në ditët në vijim, do të bëhet publike edhe lista e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat