Gazetari i njohur spanjoll para ndeshjes me Kosovën: Spanjës nuk mund t’i besosh

Futboll

Gazetari i njohur spanjoll para ndeshjes me Kosovën: Spanjës nuk mund t’i besosh

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:21
Gazetari i njohur spanjoll para ndeshjes me Kosovën: Spanjës nuk mund t’i besosh

Julio Maldonado, i njohur si “Maldini”, gazetar spanjoll ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e nesërme mes Spanjës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

 Julio ka thënë se nuk mund t’i besohet Spanjës në ndeshjen ndaj Kosovës, duke marrë parasysh dy ndeshjet paraprake

Në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”, Spanja barazoi 1-1 me Greqinë, teksa fitoi në udhëtim te Gjeorgjia me rezultatin 1-2, duke siguruar fitoren vetëm në çastet e fundit të ndeshjes.

“Ndeshja kundër Kosovës duhet të jetë një formalitet, por siç është Spanja tani, nuk mund t’i besosh. Është e vërtetë që Aspas nuk po ka paraqitje të mira. Pedri mund të konsolidohet në mesfushë dhe Thiago më duket i rëndësishëm.

Më mungon Pau Torres. Por, gjëja kryesore është që Spanja ta mposht Kosovën dhe të shtojë tre pikë tjera.

Mendoj se jemi në kërkim të një 11-she startuese. Le të shohim nëse edhe një fitore qetëson pak shpirtrat” – është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat