Bushi: Humbëm se Bylisi kishte lojtarë me moshë të madhe

Futboll

Bushi: Humbëm se Bylisi kishte lojtarë me moshë të madhe

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:11
Bushi: Humbëm se Bylisi kishte lojtarë me moshë të madhe

Pak ditë më parë mposhtën skuadrën e Tiranës me rezultatin 3-0. Shqipëria U-21 u mposht ditën e sotme nga Bylis me rezultatin 0-1.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kishin mundësi të shënonin gol, por Ernest Muçi gaboi nga penallti me Qirkon që arriti ta priste. Për ballshiotët goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga sulmuesi Antoni, po me penallti.

Në fund të takimit për mediat, trajneri i Shpresave U-21, Alban Bushi u shpreh për mediat se: “E kishim të nevojshëm këtë grumbullim, kemi shumë lojtarë të mirë dhe me potencial për të ardhmen. Kampionati shqiptar ka një nivel shumë të mirë, Bylis kishte lojtarë me moshë të madhe dhe ne nuk morën atë që kërkonim në këtë ndeshje. Ka momente që lojtarët nuk ndihen mirë në sfida të caktuara.”

“I ndjekim çdo javë lojtarët tanë, e kanë ata në dorë që ne t’i marrim në Kombëtare. Futbollistët duhet të stërviten shumë, të luajnë rregullisht me klubet e tyre, të jenë protagonist në mënyrë që të ftohen në Kombëtaren U21″, – u shpreh pas ndeshjes me ballshiotët, trajneri I U-21, Alban Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat