Agim Ademi mohon lajmin se ka virus në Kombëtare

Futboll

Agim Ademi mohon lajmin se ka virus në Kombëtare

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:54
Agim Ademi mohon lajmin se ka virus në Kombëtare

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar se Valon Berisha dhe Bersant Celina nuk do luajnë sonte, pasi që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ky lajm sikurse shumë lajme që janë publikuar nga ky medium mund të kenë një prapavijë, pasi mediumi në fjalë ka pasur qasje skandaloze karshi Kosovës.

Lajmi i vërtet është se dyshja kanë rezultuar negativ për COVID-19 dhe janë të gatshëm për ndeshjen e sotme.

“Testet e bërë në Kosovë kanë rezultuar negativ. Këto lajme si shumë të tjera kanë synim destabilizimin e skuadrës. Djelmoshat janë të gatshëm dhe të motivuar që ta përfarojnë në mënyrën më të mirë vendin e tyre”, ka thënë shkurt Ademi për GazetaOlle.

Kosova sot do ta ketë vetëm mungesën e Bernard Berishës dhe Aro Muriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat