Media serbe: Edhe një provokim i ri i Agim Ademit, as Rusia e as Bosnja...

Futboll

Media serbe: Edhe një provokim i ri i Agim Ademit, as Rusia e as Bosnja...

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:02
Media serbe: Edhe një provokim i ri i Agim Ademit, as Rusia e as Bosnja...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, ka deklaruar se Serbia mund të luajë në Prishtinë, kjo ka shqetësuar së tepërmi mediat në Serbi, 

“Deklarata e presidenti i të ashtuquajturës Federata e Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është një provokim i ri, beson se Serbia së shpejti do të vizitojë Prishtinën.

Rregullat thonë, se Serbia nuk mund të luajë kundër asaj përzgjedhjeje për shkak të marrëdhënieve ‘të tensionuara’, ashtu si Bosnja dhe Hercegovina, por as Azerbajxhani kundër Armenisë, si dhe Ukraina kundër Rusisë.

"Unë mund të garantoj që organizimi i një ndeshjeje të tillë në Prishtinë do të ishte në përputhje me standardet më të larta. Nuk di çfarë të them, aspekti politik është gjithmonë i pranishëm në Ballkan.

Ne e kemi parë atë në duelin midis Serbisë dhe Shqipërinë ”, tha Ademi për mediat italiane”, shkruan media serbe “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat