Bayern Munich, Rummenigge “injoron” Haaland: Mund të them vetëm një gjë…

Futboll

Bayern Munich, Rummenigge “injoron” Haaland: Mund të them vetëm një gjë…

Më: 1 prill 2021 Në ora: 00:50
Karl-Heinz Rummenigge

Robert Lewandowski është më i mirë se Erling Haaland, të paktën sipas drejtuesit të Bayern Munich, Monaco Karl-Heinz Rummenigge.

Pavarësisht dëmtimit të fundit të pësuar nga polaku, Rummenigge e shikon Lewa-n akoma në qendër të projektit të bavarezëve dhe ka larguar zërat që flasin për një transferim të mundshëm të norvegjezit në Mynih.

“Zërat për Haaland? Nuk e di nga vijnë këto zëra. Mund të them vetëm një gjë: kemi një futbollist të nivelit botëror në atë pozicion: Robert Lewandowski, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023”, ka thënë Rummenigge për Bild.

“Jam i bindur se fundi i karrierës së tij është akoma shumë larg, duke parë sesi stërvitet dhe si kujdeset për trupin e tij. Robert është në kulmin e karrierës së tij dhe ka akoma shumë për të dhënë për Bayern-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat