Edhe gazeta zvicerane shkruan për shqiptarin: Iu ndalua

Futboll

Edhe gazeta zvicerane shkruan për shqiptarin: Iu ndalua

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:17
Edhe gazeta zvicerane shkruan për shqiptarin: Iu ndalua

Nedim Bajrami, përtej dëshirës së madhe dhe përgatitjeve për të përfaqësuar Shqipërinë, nuk mund të japë kontribut me fanellën kuqezi.

Ta paktën kështu shkruan media helvete, “Blick”, e cila zbulon se FIFA përfundimisht nuk ia ka dhënë lejën për të luajtur me Shqipërinë.

Vendimi i I qeverisë së futbollit botëror, shpjegon “Blick”, ka të bëjë me fakti se Bajrami është aktivizuar në katër ndeshje me Zvicrën U-21 dhe duke u bazuar në rregulloren e saj, futbollisti nuk ka të drejtë të ndryshojë kombëtare.

Një sqarim më të detajuar pritet ta japë Federata Shqiptare e futbollit, e cila kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin që lojtari të jepte kontribut në eliminatoret e Botërorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat