Kjo është deputetja katalunase, që ia thotë në sy spanjollëve për Kosovën

Futboll

Kjo është deputetja katalunase, që ia thotë në sy spanjollëve për Kosovën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:41
Kjo është deputetja katalunase, që ia thotë në sy spanjollëve për Kosovën

Kosova zbriti mbrëmjen e djeshme në fushë ndaj Spanjës mes shumë paragjykimeve të iberikasve, të cilët nuk e njohin si shtet të pavarur dhe të lirë.

Madje, për të respektuar himnin dhe flamurin e Kosovës, u deshën disa “kërcënime”, para sfidës nga ana e presidentit të Federatës Agim Ademi, i cili theksoi se ekipi nuk luante nëse nuk do të respektohej.

Të detyruar kështu për të respektuar këtë pikë, televizioni kombëtare zgjodhi një tjetër formë për të zbehur Kosovën. Në emrin e vendosur nga regjia binte në sy emri me të vogla i Kosovës.

Ky gjest ka shkaktuar reagimin e fortë të deputetes katalanase, Miriam Nogueras, e cila thekson se do apo nuk do qeveria spanjolla, Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur.

Kujtojmë, se edhe katalanasit kërkojnë dhe pretendojnë pavarësinë nga Spanja, e pikërisht kjo është edhe arsyeja pse Spanja nuk njeh Kosovën.

Reagimi i deputetes katalanase: “Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së mbrëmjes, @juntsxcat, po regjistron një peticion duke thirrur drejtuesin e televizionit publik spanjoll për të dëshmuar përpara kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë”, shkroi deputetja katalunase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat