Mall për shokun, Jusufi prek zemrat me këtë postim për trajnerin Ahmeti

Futboll

Mall për shokun, Jusufi prek zemrat me këtë postim për trajnerin Ahmeti

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:09
Mall për shokun, Jusufi prek zemrat me këtë postim për trajnerin Ahmeti

Sot ka ndërruar jetë trajneri shumëvjeçar dhe i palodhur nga Kumanova, Qenan Ahmeti. Vdekja e tij ka mërzitur të gjithë ata që e kanë njohur nga afër “Agën” Qenan, të gjithë ata djem të rinj që i ka stërvitur derisa ishte gjallë.

Nuk ka mbetur njeri që nuk publikoi ndonjë fotografi në rrjetin social facebook tashmë me të ndjerin, trajner Qenan Ahmeti, dhe duke shkruar fjalë emocionuese, raporton News.mk.

Ndarjen nga jeta të njeriut punëtor dhe të palodhur e ka përjetuar rëndë edhe trajneri i mirënjohur Erkan Jusuf.

Ja postimi i tij prekës:

Allahu të shperbleft me xhenet aga Qenan kemi qenë më shumë se shokë dhe koleg, kemi qenë sikur vëllezër, ja kushtove gjithë jetën sportit, futbollit nuk the asnjëherë se jam bezdis apo jam lodhur nga kjo punë, gjithmone na motivove me karakterin e fortë që patem zemërgjerësia,  buzëqeshja, prezenca jote do të na mungoj gjithmonë. Lamtumire aga Qenan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat