Largimi i Strakoshës i pashmangshëm, Lazio dëshiron portierin e Beneventos si zëvendësim

Futboll

Largimi i Strakoshës i pashmangshëm, Lazio dëshiron portierin e Beneventos si zëvendësim

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:10
Thomas Strakoshas

Ditët e Thomas Strakoshas tek Lazio duket se janë të numëruara.

Sipas një raporti nga transmetuesi i radios, “La Lazio Siamo Noi”, 26 vjeçari do të largohet nga “Giallorossët”.

Arsyeja kryesore është edhe forma e lartë e Pepe Reinas, dhe tani Lazio po kërkon blerës për shqiptarin, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2022.

Për të zëvendësuar Strakoshën, Lazio ka hedhur sytë tek portieri i Beneventos, Montipo.

25 vjeçari i talian ka ndihmuar skuadrën që të ngjitet në Serie A në sezonin e kaluar.

Për Strakoshën, në fakt interesohen një gamë e gjerë e skuadrave evropiane, por së fundmi portieri deklaroi se Premierliga do të ishte një ëndërr e bërë realitet në rast se transnferohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat